Dedaj në Baghdad kërkon njohjen e Kosovës nga Iraku

Kosova

Dedaj në Baghdad kërkon njohjen e Kosovës nga Iraku

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 18:01

Gjergj Dedaj, kryetar i Partisë Liberale të Kosovës, kërkoi nga qeveria e re e Irakut që të shqyrtojë në të ardhmen e afërt njohjen e Kosovës, si një realitet tashmë i njohur nga 108 vende. Kështu thuhet në një njoftim për media të dërguar nga kjo parti.
Aty bëhet e ditur se Dedaj bashkë me veprimtarin dhe afaristin Abedin Salihu me bashkëpunëtorë qëndroi për një vizitë të shkurtër pune në Baghdad ku kishte takime të shumta me autoritetet qeveritare, të komuniteteve fetare, të kulturës dhe artit.

Thuhet se gjatë qëndrimit atje u takua me Tahir Nessir, zëvendësministër i kulturës, Favzi Atroshi, zëvendësministër i kulturës dhe drejtor i përgjithshëm për kulturë i komunitetit kurdo irakian, me Qais Hussen Rashied, drejtor për turizëm dhe antikuitete pranë Ministrisë së Turizmit, me Ali al Khazali, drejtor i përgjithshëm i Muzeut shtetërorë të Irakut, me përfaqësusin Suniit të Komunitetit Islam Mahmud Alisavi,gjithashtu thuhet se vizitoi komunitetin Shiite, pastaj u takua me përfaqësuesin e komunitet të krishterë të Irakut, Vicarin Pios Casha, si dhe vizitoi pjesëtarët e familjeve katolike në Qendrën Franqeskane Katolike të Refugjatëve të Krishterë të vendosur për shkak të spastrimit nga zonat e ndryshme të Irakut nga ekstremistet islamik.

Thuhet se Dedaj në të gjitha këto takime përcjelli mesazhin e arritjes së paqes, stabilitetit, tolerancës, partneritetit dhe konsolidimit të sundimit të ligjit dhe demokracisë në Irak, duke i njoftuar zyrtarët dhe autoritetet e këtij vendi me zhvillimet demokratike, tolerancën etnike, fetare, racore dhe gjinore në Kosovë, si parakusht për stabilitet dhe progres.

Komunikata e tyre thotë se zyrtarët dhe mediat irakiane e priten me interesim vizitën e Dedaj në Irak dhe u zotuan se do të kërkojnë nga Presidenti dhe Kryeministri i Irakut të vënë në agjendë çështjen e njohjes së Republikës së Kosovës.

Me rastin e qëndrimit në Baghdad, Dedaj thuhet se mbajti një ligjëratë në Qendrën Kulturore të Baghdadit dhe dha një intervistë për televizionin shtetëror të Republikës së Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat