INPO : Sektori i shëndetësisë në kryeqytet me mangësi

Kosova

INPO : Sektori i shëndetësisë në kryeqytet me mangësi

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:12

Iniciativa për progres (INPO) ka organizuar tryezë diskutimi me temë“Shëndetësia primare në Komunën e Prishtinës, sfidat dhe mundësitë”.
Kjo tryezë është përkrahur nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung – FES. Prezent ne debat ishin Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ne Komunën e Prishtinës z. Arben Vitia, drejtori i qendrës kryesore të mjekësisë familjare QKMF z. Avdullah Hoti dhe drejtues të QMF-ve të tjera në Prishtnë, përfaqësues nga komiteti komunal për shëndetësi, shefat e grupeve parlamentare të përfaqësuara në kuvendin komunal të Prishtinës, përfaqësues të organizatave jo qeveritare, qytetarë dhe media.
Arben Vitia shpalosi punën dhe angazhimin e dikasterit që drejton në përmirësimin e kushteve te institucioneve mjekësore te qytetit dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë.
Gjithashtu gjatë debatit u vunë në pah vështirësitë në komunikimin institucional në mes drejtorisë komunale të shëndetësisë dhe institucioneve qendrore respektivisht Ministrisë se Shëndetësie. Poashtu sipas të pranishmeve mungesa e Spitalit të Qytetit është duke shkaktuar probleme te theksuara ne menaxhimin efikas dhe shpërndarjen e përgjegjësive brenda sektorit të shëndetësisë. Në të njëjtën kohë u theksua se komuna e Prishtinës, gjegjësisht resori i shëndetësisë është duke u diskriminuar nga institucionet qendrore në raport me ndarjen e buxhetit dhe grandeve qeveritare, përkundër shërbimeve të shumta që ofron.
Në tryezë u ngritën edhe çështje të tjera, të cilat mbesin sfidë për drejtorinë e shëndetësisë dhe komunitetin mjekësor për ti realizuar në të ardhmen siç janë: Kyçja në rrjet dhe digjitalizimi i shërbimeve të QMF-ve, krijimi i mekanizmave për zoonimin e pacienteve ne qytet dhe lidhjen e tyre me qendrat mjekësore, edukimi i kuadrove profesionale si dhe fillimi i kampanjave për sensibilizimin dhe edukimin shëndetësore të qytetareve në komunën e Prishtinës.
INPO mbetet e përkushtuar të kontribuoj në promovimin efektiv të politikave publike në institucionet lokale te qeverisjes dhe fuqizimin e pjesëmarrjes qytetare ne procesin e vendimmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat