Lufta për veriun!

Kosova

Lufta për veriun!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 17:08

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa gjatë muajit shkurt do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi është planifikuar të mbahet në Bruksel më 8 dhe 9 shkurt, tema kryesore pritet të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, por edhe për çështjen e pronave të serbëve, krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe gjyqësori.

Rreth këtij takimi, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s, Zafir Berisha, thekson se, Kosova është para falimentimit ekonomik dhe financiar, prandaj bisedat me Serbinë i quan si të dorës së dytë. “Qeveria ka punë më të mençur me bë sesa bisedat me Serbi, Kosova është para falimentimit ekonomik e financiar, prandaj me urgjencë është me zhvilluar shtetin se bisedat me fqinjë. Në fund të fundit Qeveria ka një ministër për këto punë, çka ka kryeministri me u marr me punë dytësore, ndërsa kjo Qeveri nuk mundet me shujtë struktura paralele, sepse ato i kemi në qeveri brenda”, thotë Zafir Berisha për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat