Mustafa: Së shpejti përmbushim kriteret për vizat

Kosova

Mustafa: Së shpejti përmbushim kriteret për vizat

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 16:57

Kryeministri i Republikës së Kosovës,Isa Mustafa, priti sot në takim ushtruesin e detyrës së shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë,Thomas Gnocchi.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa e falënderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që Zyra e BE-së ka dhënë në proceset në Kosovë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, Mustafa siguroj u.d. e shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Gnocchi për vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të punuar së bashku për të adresuar të gjitha çështjet që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar procesit të liberalizimit të vizave, me ç ’rast kryeministri Mustafa u zotua se shpejt do të përmbushen të gjitha kriteret të cilat bien në përgjegjësinë e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nga ana e tij, u.d. i shefit të Zyrës së BE-së në Kosovës, Thomas Gnocchi, siguroi kryeministrin Mustafa që institucionet e Bashkimit Evropian do të bashkëpunojnë ngushtë që Kosova të ec përpara në rrugën e integrimit evropian, dhe siguroj për përkrahjen e plotë në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat