Ja kujt i'a dha tenderin Shpend Ahmeti për dekorimin e Prishtinës

Kosova

Ja kujt i'a dha tenderin Shpend Ahmeti për dekorimin e Prishtinës

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 14:21

E ka kritikuar gjithnjë tenderomaninë, por sapo mori pushtet filloi edhe vet duke e praktikuar. Ky është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë i dha tenderin për të dekoruar Prishtinën, një kompanie të sapokrijuar.

Nga burime brenda komunës së Prishtinës, Indeksonline mëson se pronarja e kompanisë “Perla Events”, e cila do të dekorojë sheshet kryesore të Prishtinës, Flaka Qerimi, është një ish-studente e Shpend Ahmetit në AUK dhe njëherësh shoqe shumë e mirë e asistentes së tij, Diellza Kelmendit.

N.SH 'Perla Events' është regjistruar si biznes individual i 25 vjeçares vetëm dy javë më parë 3 dhjetor 2014 dhe Lëvizja Vetëvendosje e Shpend Ahmetit, gjatë gjithë këtyre viteve sa nuk kishte pushtet, ka kritikuar ashpër qeveritë se hapin firma për të fituar tender të caktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat