Bordi i Drejtorëve diskutoi për punët e kryera të drejtorive

Kosova

Bordi i Drejtorëve diskutoi për punët e kryera të drejtorive

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 13:14

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve që u mbajt të hënën, kryesuar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, u kërkua që të gjitha obligimet financiare për këtë vit, për projektet e ndryshme, të kryhen në afatin e paraparë ligjor, në mënyrë që mos të mbeten obligim për vitin e ardhshëm.

Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Blerim Baruti, tha se kjo drejtori gjatë këtij viti ka realizuar 35 projekte, duke përmendur dy tri sosh që janë në fazën përfundimtare dhe besohet se do të kryhen këto ditë.

Drejtoresha e Arsimit, Ajmane Barani, foli për problemet në infrastrukturë në objektet shkollore si pasojë e buxhetit të vogël të drejtorisë, edhe përkundër investimeve prej 1 milion e 100 mijë euro, që janë realizuar gjatë këtij viti në rregullimin e këtyre objekteve. Ajo theksoi donacionet e Këshillit të Evropës, Ambasadës Amerikane etj, që kanë ndihmuar në realizimin e këtyre projekteve. Barani po ashtu njoftoj se është hartuar Rregullorja e Arsimit e cila tashmë ka dal në diskutim publik dhe për të cilën do të diskutojnë drejtorët e shkollave fillore.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Mensur Beqiri, tha se kjo drejtori ka tejkaluar numrin e paraparë të familjeve nevojtare që i ka mbështetur Komuna, përkatësisht drejtoria që ai e drejton. Ai tha se gjatë këtij viti janë ndihmuar 1500 sosh. Sipas tij nga buxheti i drejtorisë janë shpenzuar për këtë qëllim 70 mijë euro.

Beqiri bëri të ditur për një donacion të pranuar gjatë fundjavës nga KFOR-ii, 200 pako ushqimore, 15 stufa me naftë, 33-TV dhe disa frigoriferë, të cilat këto ditë do tu shpërndahen familjeve që kanë nevojë për to.

Për Festën e kërshëndellave, do të ndihmohen edhe të gjitha familjet e besimit katolik që jetojnë në komunë, e që kanë nevojë për këtë.

Nënkryetari i Komunës, Safet Kamberi, kërkoj nga drejtorët e drejtorive komunale, që t’i dorëzojnë raportet e punës për vitin që vjen, duke iu rikujtuar se një gjë e tillë është e obliguar deri në fund të vitit./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat