Pse është mbyllur Shtëpia e Pavarësisë ?!

Kosova

Pse është mbyllur Shtëpia e Pavarësisë ?!

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 12:06

Në prag të përvjetorit të 25-të të Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbase shumëkujt do t`i interesonte të dinte më shumë për themelimin e kësaj partie si dhe vizionin e saj për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Shtëpia muze e Pavarësisë së Kosovës “dr. Ibrahim Rugova”, është vendi i cili tregon më së miri për themelet e Pavarësisë së Kosovës. Por, pavarësisht kësaj, kjo shtëpi i ka dyert e mbyllura.

Mbishkrimi se vizitat duhet të kryhen nga ora 10 deri në 17 duket se nuk është respektuar nga kujdestarët e shtëpisë së Pavarësisë “dr. Ibrahim Rugova”.

“Bota sot”, ishte tek “Shtëpia e Pavarësisë”, mirëpo e pati të pamundur të hyj brenda saj për shkak se dera ishte e mbyllur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat