Takimi Mustafa-Vuçiq më 8 e 9 shkurt, temë Asociacioni i Komunave Serbe

Kosova

Takimi Mustafa-Vuçiq më 8 e 9 shkurt, temë Asociacioni i Komunave Serbe

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 11:13

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifillojë në fillim të muajit të dytë të vitit të ardhshëm, ku në Bruksel do të takohen kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq.

Takimi është planifikuar të mbahet në Bruksel më 8 dhe 9 shkurt të vitit të ardhshëm, dhe tema kryesore pritet të jetë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Siç shkruajnë mediat serbe, tema tjera të këtij takimi do të jenë edhe çështja e pronave të serbëve, krijimi i kushteve për kthimin e të zhvendosurve dhe gjyqësori.

Koordinatori i Ekipit Drejtues për themelimin e komunave të komunitetit serb dhe ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e re në Prishtinë Ljubomir Mariq ka theksuar në një prononcim për këtë gazetë se është rënë dakord që ky asociacion të formohet brenda pesë muajve të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat