Veriu vazhdon të jetë i pa përfshirë në sistemin shtetëror të Kosovës

Kosova

Veriu vazhdon të jetë i pa përfshirë në sistemin shtetëror të Kosovës

Nga: Mimozë Lakna Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 10:07

Analisti politik Albinot Maloku vlerëson se pjesa veriore e Kosovës edhe pas marrëveshjes së Brukselit ka mbetur e pa inkorporuar në sistemin shtetërorë të Republikës së Kosovës duke theksuar se fakti që liderët nuk mund ta vizitojnë atë pjesë pa disponim të Beogradit është mjaft i dhimbshëm.

“Pjesa veriore e Kosovës edhe pas Marrëveshjes së Brukselit ka vazhduar të jetë e pa inkorporuar në sistemin shtetëror të Republikës dhe kjo është sfide jo e lehtë për spektrin politik të vendit. Fakti që ende nuk kemi pas vizita të krerëve shtetëror çoftë në Leposaviq apo Zubin Potok ose edhe në Komunën e Mitrovicës Veriore flet mjaft për situatën reale në ato pjesë të Republikës së Kosovës”, thekson ai.

Sipas tij përgjegjësia për këtë, aq sa bie mbi vendorët bie edhe mbi ndërkombëtarët të cilët tejkalojnë shumë probleme pa iu dhënë rëndësinë e duhur.

“Konsideroj që është e dhimbshme kur mendohet që liderët shtetëror e politik të vendit për të vizituar pjesën veriore duhet të shikohet disponimi i Beogradit, nëse e aprovon apo jo vizitën. Përgjegjësia për këtë përveç te vendoret është edhe tek ndërkombëtarët që shume gjera po i kalojnë pa u dhanë rendësin e duhur”, vlerëson Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat