Kur do të mbahen zgjedhjet në LDK, dhe kush janë kandidatët për kryetar?

Kosova

Kur do të mbahen zgjedhjet në LDK, dhe kush janë kandidatët për kryetar?

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:23

Por, si priten të jenë zgjedhjet në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kur do të mbahen ato anëtari i LDK-së, Adem Salihaj thotë se ende nuk ka informatë se kur do të fillojnë zgjedhjet, pasi sipas tij, ato ende nuk janë shpallë.

“Mendoj se është herët të flasim për atë se kush do të kandidohet dhe si do të shkojë rrjedha e zgjedhjeve në LDK, në kohën kur ende nuk është marre vendimi për shpalljen e tyre. Unë si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm nuk kam ndonjë informatë se kur do të fillojnë zgjedhjet në parti”, thotë Adem Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Është përfolur se kundër kandidat të kryetarit të deritashëm të LDK-së, Isa Mustafës, do të jenë emra të ndryshëm, ndër ta është edhe emri i Vjosa Osmanit, Naser Rugova, Donika Gërvalla, Lutfi Haziri, Agim Veliu e disa të tjerë. N. Shaqiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat