Kryeqyteti, obligim moral i kryeministrit

Kosova

Kryeqyteti, obligim moral i kryeministrit

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 09:02

Me ardhjen e LDK-së në pushtet, Projektligji për Prishtinën, do duhej përfundimisht të nxirrej nga sirtarët e Qeverisë.
Drejtimi i Qeverisë nga ish kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, shihet nga njohësit e rrethanave politike, si një sinjal pozitiv të paktën për ta bërë Prishtinën me ligj të veçantë. Ishte vet Mustafa por edhe partia e tij që me vite të tëra i kanë kërkuar qeverisë miratimin e këtij ligji.

Madje shumë dështime që kishin ndodhur gjatë udhëheqjes së Prishtinës nga Mustafa arsyetoheshin me mungesën e këtij ligji.

Ndërkohë në Vetëvendosje, parti kjo që udhëheq me Prishtinën, presin që ky ligj të procedohet shpejt, shkruan “Tribuna”.

Zëdhënësi i kësaj partie, Erzen Vraniqi, ka thënë se VV-ja, ka kërkuar edhe në legjislaturën e kaluar këtë ligj dhe do ta kërkojë edhe në këtë mandat, sepse Prishtina si kryeqytet e ka të drejtën për ligjin, mirëpo padrejtësisht është zvarritur në mandatet e kaluara.

“Ligji për Prishtinën ka qenë objekt bllokimi për shkak të interesave dhe inateve partiake. Shpresojë që do të sundojë arsyeja këtë radhë, aq më tepër që Isa Mustafa e din nga dora e parë se sa është i nevojshëm ai ligj për Prishtinën”, ka thënë Vraniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat