FSK nuk mbetet peng i Listës Serbe

Kosova

FSK nuk mbetet peng i Listës Serbe

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:37

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të mbeten peng i bllokimit eventual të Listës “Srpska”, pasi që Qeveria dhe ekspertët kanë një plan “B” për fuqizimin e saj.

Ky fuqizim nënkupton që FSK-ja të fuqizohet vetëm me ndryshimin e disa ligjeve nga Kuvendi i Kosovës edhe pa u transformuar në Forca të Armatosura të Kosovës.

Përfaqësuesit e Qeverisë, por edhe ekspertë ushtarakë thonë se ndryshimi i Kushtetutës do të ishte mundësia më e mirë për ta ecur përpara FSK-në drejt FAK-ut, për edhe plani tjetër mund të jetë opsional.

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Riza Smaka, thotë se ka hapësirë që FSK-ja të fuqizohet përmes ndryshimeve ligjore pa e pasur nevojën e ndryshimeve kushtetuese. “Ekziston një mundësi, pakëz më delikate, pa bërë ndryshime kushtetuese vetëm me hapa ligjore kjo çështje të rregullohet. Megjithatë, kjo nuk do të ishte zgjidhje e qëlluar, mirëpo është e mundur”, ka thënë Smaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat