Bajrami: Të respektohet autonomia universitare

Kosova

Bajrami: Të respektohet autonomia universitare

Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 08:15

Ministri i ri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se është i përkushtuar të ndërtojë një sistem arsimor gjithëpërfshirës, që siguron kushte për formimin cilësor dhe në përputhje me nevojat e tregut të punës e të shoqërisë.

Ai ka thënë se do të angazhohet për krijimin e konsensusit politik dhe shoqëror lidhur me rëndësinë e arsimit dhe shkencës.

Sa i përket çështjes së regjistrimit të kandidatëve që u takojnë kategorive të famijes së ngushtë të dëshmorëve, veteranëv e dhe invalidëve të luftës, ministri Bajrami ka thënë se tashmë me këtë çështje po merret drejtëpërdrejt edhe kryeministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat