Rusia përmes Kosovës tenton të largoj Ameriken nga Ballkani

Kosova

Rusia përmes Kosovës tenton të largoj Ameriken nga Ballkani

Nga: H.Orana Më: 22 dhjetor 2014 Në ora: 07:41

SHBA-të kanë paralajmëruar se do e futin Kosovën në një masë të veçantë sigurie, nga një rrezik i mundshëm i Rusisë. Sipas ekspertit të sigurisë, Hajrallah Tërnava, në kohën kur Rusia ballafaqohet me sanksione nga Amerika dhe Evropa, ajo mundohet të paraqet rrezik ndaj vendeve të ndryshime sikurse Kosova.

“Në situatën kur Rusia ballafaqohet me sanksione nga Amerika dhe shtetet e Evropës si shkak i luftës se Rusisë ndaj Krimes të Ukrainës dhe vite më parë të luftës së Rusisë ndaj Gjeorgjisë, dhe ballafaqimi me krizën e krijuar në Rusi si devalvimi i madhe i valutës dhe krizës në përgjithësi, Rusia është duke krijua mundësi që të kërcënohet ndaj vendeve të ndryshme e sidomos ndaj Kosovës si masë përgjegjëse ndaj atyre që i kanë vënë sanksionet në këtë rast Amerikës dhe Evropës”, thotë Tërnava.

Sipas tij, Rusia e shikon Kosovën si një kartë gjeopolitike që nëse luhet mirë mund te inicioj dëbimin e SHBA nga Ballkani dhe Evropa Qendrore me përfitime gjeopolitike të mëdha për Moskën.

“Tërheqja e Amerikës nga Kosova do të kishte si pasojë që në sytë e vendeve të Evropës së Re, që e shohin SHBA si garantuese të sigurisë të tyre, nëse SHBA do të detyrohen të tërhiqen nga Kosova, atëherë do të ulet vullneti i SHBA për prani të fuqishme në Evropën e Re”, thekson ai.

Sipas Tërnavës, Rusia dhe forcat anti amerikane në rajon dhe në Evropën Qendrore do të marrin veprime në radhën tjetër të ndërmarrin veprime tjera që t’i largojnë SHBA nga krejt Evropa e Re.

“Kështu Rusia mund ta humb sensin e masës, duke luajtur me kartën e Kosovës dhe të bëjë që vendet anglosakset, të detyrohen ta shohin atë si kërcenim global shumë ma serioz se që janë duke parë tash, me gjitha pasojat që sjell kjo gjë dhe që për Rusinë shfaqen ne formën e fantazmës së Brest-Litovsk (fakt te ri kur Rusia humbi vendet satelite të Evropës Lindore 1989-1991, dhe pastaj vendet periferike të perandorisë, republikat balltike, Ukrainën, Bjellorusinë dhe republikat kaukaziane)”, vlerëson ai.

Ai thotë se një "Brest-Litovsk" i tretë do të jetë shumë më i keqe se dy të parët.

“Shtetet e Ballkanit si vend strategjik dhe pjesë e Evropës gjithnjë do të jenë nën vështrimin e SHBA dhe do të kenë mbrojtje të veçante prandaj nuk është befasi se në Shqipëri në të afërmen do të stacionohet shtabi kryesor i NATO-së. SHBA dhe shtetet e Evropës (NATO) me marrëveshjen e Kumanovës në vitin 1999 janë garantuese të kufijve të Kosovës dhe sulmi i Rusisë ndaj Kosovës do të thotë luftë e tretë botërore”, thotë eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat