Kosova dhe Shqipëria të luftojnë kundër integrimit të Serbisë!

Kosova

Kosova dhe Shqipëria të luftojnë kundër integrimit të Serbisë!

Nga: Mimozë Lakna Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 17:17

Përfaqësuesit e palës së Kosovës në dialogun Kosovë- Serbi janë kritikuar mjaft lidhur me qasjen e tyre në dialog. Subjektet opozitare dhe shoqëria civile vazhdojnë ta kritikojnë Edita Tahirin se bisedimet me Serbinë, marrëveshjet dhe mënyra si janë arritur ato vetëm sa i kanë ndihmuar kësaj të fundit për t`u integruar në Bashkimin Evropian.
Në anën tjetër, favoret për serbët e Kosovës vetëm sa janë shtuar e në të njëjtën kohë të drejtat e shqiptarëve në Kosovën Lindore kanë vazhduar të shkelen. Çështja e njohjes së shtetësisë së Kosovës nga Serbia e as gjendja e vështirë e shqiptarëve të Kosovës Lindore nuk është shtruar asnjëherë në dialogun me Serbinë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat