Maloku: Vetëvendosje të tregojë arsyen e vertetë pse nuk e votoi ligjin

Kosova

Maloku: Vetëvendosje të tregojë arsyen e vertetë pse nuk e votoi ligjin

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 15:22

Anëtari i Aleancës Kosova e Re, Naim Maolku, ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të mos votuar ligjin, që u ndalon kosovarëve pjesëmarrjen në luftëra të huaja.
Maloku ka thënë se ky vendim i tyre është alibi dhe fyes derisa ka kërkuar nga VV që të tregoj arssyen e vertetë e mos votimit të këtij ligji.

Shrkimi i plotë :

VV qe ende nuk eshte percaktu se a eshte Levizje apo Parti paska vendose qe mos me e votu ligjin me te cilin sankcionohen qytetaret e Kosoves nese marrin pjese ne luftera jashte Kosoves. Fjala eshte per nje ligj tejet te rendesishem sepse paraqet nje prej mekanizmave per parandalimin e shkuarjes se Shqipetarve ne konfliktin ndersektar qe po ndodhe ne Siri dhe Irak, e qe po ka pasoja jo vetem per familjet e tyre por edhe per shoqerine dhe shtetin tone sepse permes pjasemarrjes se tyre po implikohet edhe
Kosova.
Aresyetimi se kinse me kete ligj sanksionohen dhe parandalohet pjesemarrja e Shqipetarve te Kosoves ” ne lufterat eventuale per te drejtat e Shqipetarve jasht Kosoves” jo vetem qe eshte vetem alibi, aresyeja eshte krejt dikund tjeter te cilen vetem VV e din, por eshte edhe teper fyes per:
1. Te gjithe ata mijera Shqipetar te cilet vetem nen pushtimin Serb sakrifikuan jeten, rinine, karrieren dhe familjet e tyre ne perpjekje per liri dhe pavaresi pavaresisht ligjeve te pushtetit te atehershem dhe me vetedije te plote pranuan denimet drakonike duke i mbushur te gjitha burgjet e ish Jugosllavise me te burgosur politik vetem e vetem qe te degjohet zeri i tyre dhe te deshmohet rezistenca e popullit ndaj pushtetit Sebo- jugosllav
2. Te gjithe ata Shqioetar te cilet i lan familjet e tyre, punen dhe te gjitha te mirat per nje jete komode dhe pa brenga ne shtetet perendimore dhe duke rreziku edhe masat ligjore te atyre shteteve, nese mbeteshin gjalle dhe ketheheshin,moren pjese aktive ne uniformat e te tri ushtrive te lavdishme qe populli i ngriti ne fundeshekullin e kaluar dhe fillimin e ketij shekulli.
Cka kishte me ndodhe me ne po qese nuk ishin pranuar nderkombetarisht keto tri ushtri…fillimi i tyre nuk ka garantuar nje perfundim te tille…
Tregone aresyen e vertete per voten kunder miratimit te ketij ligji..
Nese do te luftohet per te drejta Kombetare te Shqipetarve kudo ne trojet etnike apo edhe nese ne rrugen per bashkim kombetar do te duhet te luftohet, nuk ka ligj as pengese tjeter qe ka me e ndale vullnetin e atyre qe vendosin me derdhe gjak per liri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat