Gjysma e 2014-tës kaloj me ngërç

Kosova

Gjysma e 2014-tës kaloj me ngërç

Nga: H.Orana Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 13:09

Gjashtë muaj të vitit 2014 kaluan në një ngërç politikë pa asnjë zhvillim. Këtë vit u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme për të ndryshuar qeverisjen në vend dhe po ashtu për t’ia shkurtuar mandatin e dytë qeverisjes Thaçi.

Mirëpo, këto zgjedhje jo vetëm që nuk nxorën një fitues të bindshëm, por vetëm sa thelluan krizën në vend. Ato nxorën si fituese Partinë Demokratike të Kosovës, me një përqindje pak më të madhe se partia e dytë, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Derisa kjo e fundit kundërshtonte bindshëm të hyë në koalicion me PDK-në, u bë i pamundshëm krijimi i institucioneve.
Megjithatë partitë aso kohë opozitare duket se gjetën formulën për të ndaluar qeverisjen Thaçi 3, duke formuar kështu një bllok pas zgjedhor. Por pikërisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese e shkatërroj këtë bllok.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke e parë të pamundur të vepronte me bllokun, si rrugë zgjidhje të vetme e pa të hynte në koalicion me PDK-në e Hashim Thaçit. Ky i fundit i ofroj këtij pozitën e kryeministrit, ndërsa Kosovës iu ofrua një mundësi tjetër për ndryshim në qeverisje.

Pas gjashtë muaj ngërç, me gjithë pakënaqësitë e mëdha, Kosova arriti të krijoj institucionet në fund të 2014-tës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat