Varfëria në Kosovë është produkt i keqqeverisjes, krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kosova

Varfëria në Kosovë është produkt i keqqeverisjes, krimit të organizuar dhe korrupsionit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 12:49

Profesori, Fadil Maloku thekson se, varfëria, sikurse skllavëria dhe aparteidi, s'është natyrore. Ajo është njerëzore, është produkt keqqeverisjes, krimit të organizuar, korrupsionit, nepotizmit...!

“Ajo mund të reduktohet vetëm duke luftuar; pasurimin e paligjshëm të shtetarëve, duke hapur vende te reja pune, pra, ajo s'është çështje bamirësie, por angazhimi, transparencë, llogaridhënie dhe përgjegjësie e pushtetarëve!”, thotë Maloku.

Ai thotë për gazetën “Bota sot” se, varfëria, është shumë më shumë se çështje sociale, ajo është çështje drejtësie!
“Me një varfëri kaq të madhe në Kosovë, as LIRIA s'mund të zë vend! Ajo, sot po arratiset në Evropë, s'bashku me të rinjtë e pashpresë! Qeveri, qeli sytë”, thotë sociologu Fadil Maloku. N.Shaqiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat