FARK-u mund të përplasë koalicionin

Kosova

FARK-u mund të përplasë koalicionin

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:13

Kuvendi i Kosovës këtë mandat do të ketë shumë sfida para vetës, që do të jenë shumë të mëdha dhe njëkohësisht të rëndësishme. Një ndër to pritet shndërrimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.
LDK-ja në mandatin e kaluar ka kërkuar me ngulm që në termin e ushtrisë të futet edhe termi Republikë, por që partia në pushtet, PDK-ja, propozoi të quhej vetëm Forcat e Armatosura të Kosovës.

Pritet përplasje për emërtimin në të ardhmen ndërmjet partnerëve të koalicionit.

Armend Zemaj, deputet nga LDK, thotë se nuk mund të paragjykojë se a mund të ketë përplasje mes PDK-së dhe LDK-së për emërimin e ushtrisë, por tha se ata që mendojnë se nuk duhet të përfshihet emërimi Republikë, kanë qëllime të dëmshme./Kosova Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat