Thaçi: Krasniqi po shkon sigurt drejt titullit të kampionit

Kosova

Thaçi: Krasniqi po shkon sigurt drejt titullit të kampionit

Më: 21 dhjetor 2014 Në ora: 11:09

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar junikasin Haxhi Krasniqi, për fitoren e mbrëmshme në Mynih, ku mbrojti dy tituj e tij në WBO e WBA dhe i hapi rrugë luftës për titull bote.

“Junikasi ynë dhe boksieri numër dy në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, i mbrojti sot, në Mynih, titujt e tij WBA Continental dhe WBO Continental pas fitores ndaj polakut Dariusz Sek”, ka shkruar Thaçi në Facebook. “Urime të përzemërta Haxhiut, të gjithë shqiptarëve kudo që janë për sukseset e pareshtura të kampionit tonë. Me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit të botës”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat