Italia e ka prioritet mbështetjen për KFOR-in

Kosova

Italia e ka prioritet mbështetjen për KFOR-in

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 20:46

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo takoi, Domenico Rossi, Zëvendës Sekretar i Mbrojtjes së Italisë, në kampin “Film City”, shtabin e përgjithshëm të NATO/KFOR në Prishtinë.

Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajori Francesco Paolo Figliuolo, ka takuar, Domenico Rossi, Zëvendës Sekretar i Mbrojtjes së Italisë, në kampin “Film City”, shtabin e përgjithshëm të NATO/KFOR në Prishtinë.

Takimi është mbajtur në prani të ambasadorit të Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Në një komunikate për medie të lëshuar nga KFOR-i thuhet se ata janë pajtuar rreth rëndësisë që ka KFOR-i në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, si reagues i tretë, me qëllim të ruajtjes së mjedisit të qetë dhe të sigurt, si dhe lirisë së lëvizjes, gjë që mundëson zhvillimin e kushteve më të mira shoqërore dhe ekonomike.

Domenico Rossi ka takuar edhe pjesëtarët e forcave të armatosura italiane të dislokuara në kampin “Film City” dhe në Grupin Shumëkombësh Luftues – Perëndim në Pejë, të udhëhequr nga Koloneli Carlo Cavalli, dhe i falënderoi për profesionalizmin dhe kontributin e shkëlqyeshëm që i kanë dhënë misionit në Kosovë. Ai ripohoi se mbështetja italiane është një nga prioritetet e Italisë.

Italia ka rreth 550 trupa të dislokuara në Kosovë. Italia është shteti udhëheqës i Grupit Shumëkombësh Luftues – Perëndim në Pejë, i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe dhe i Detaçmentit të bashkuar rajonal –Qendër në Prishtinë. Italia gjithashtu ka ushtarakë që shërbejnë si pjesë e shtabit të përgjithshëm të KFOR-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat