Behgjet Pacolli: Ja pse investon Volvo-ja në Gjakovë, në komunën ku qeveris AKR-ja

Kosova

Behgjet Pacolli: Ja pse investon Volvo-ja në Gjakovë, në komunën ku qeveris AKR-ja

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 20:03

Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka treguar se pse kompania suedeze Intertex do të hapë një fabrikë në Gjakovë për prodhimin e mbulojave të automobilave të Volvo’s.
“Ky investim i ri në Gjakovë ka dhe shumë domethënie të tjera.Fabrika në fjalë ka qenë një investim që realizohej më parë në Ukrahinë. Tash do bëhet në Kosovë”, ka shkruar Pacolli.

Lexojeni të plotë shkrimin e tij.

Ja si duhet ta ndihmojmë Kosovën
ose pse një kompani suedeze investon në Kosovë
Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari Lila ishte prezente kur në mes kompanis Intertex (antare e grupit MABETEX) dhe kompanis TROX (fornizuese e ndërmarrjës VOLVO) u nënshkrua kontrata për ndërtimin,në komunën e vet, të një fabrike për prodhimin e mbulojave të automobilave për mbrojtjën e tyre nga dëmët gjat transportit (deri të blerësi).Për Intertexin,kontratën e nënshoj zt.Valon Luka.Fillimi i bashkëpunimit në mes një firme Kosovare dhe Volvos është i jashtëzakonshëm. Dmth. një ngjarje që nuk ndodh çdo ditë. megjithëse duhet të ndodhte çdo ditë.
Në Gjakovë kompania Trox nga Goteborgu do të prodhojë mbulesat e autoveturave të Volvos. Fabrika do të ndërtohët në Gjakovë ku do të punësohen 200 vetë. 200 të punësuar, dmth 200 familje të shkëputura nga varfëria, dmth 200 kandidatë më pak për të ikur me autobusë në Hungari apo udhëve të botës.
Ky investim i ri në Gjakovë ka dhe shumë domethënie të tjera.Fabrika në fjalë ka qenë një investim që realizohej më parë në Ukrahinë. Tash do bëhet në Kosovë. E kjo është një domethënie e rëndësishme jo thjesht në rrafsh kosovar, por dhe më gjerë. Është një shembull i mirë që pason mbas kompleksit të këpurdhave që është duke u ndërtuar në Mitrovicë,pas shumë pëngesave(të qellimshme të atyre që nuk e dojnë Kosovën). Ka shumë investime të tjera që mund të zhvendosen drejt Kosovës për një arsye apo për një arsye tjetër. Por që të ndodhë kjo duhen plotësuar disa parakushte.
Së pari, duhet një administratë komunale si ajo e Gjakovës dhe e Mitrovicës e qeverisur me transparencë, ndershmëri dhe profesionalizëm që të frymëzojë besim tek partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Dhe prova e radhës, e prekshme e këtij besimi ishte pikërisht kontrata e firmosur në Göteborg. Përgëzime kryetares Mimoza Kusari Lila, që Gjakova po përfshihët në hartën botërore të investimeve, pothuajse, pa ndihmën e qeverisë, megjithëse do të mund të ishte ndryshe, do duhej të ishte ndryshe. Këtu kryetarja ka shërbyer si garantuese e një investimi kaq të rëndësishëm nga pikëpamja simbolike me punën e vet, me diturinë e vet. Gjakova me në krye Mimozën do të vazhdojë ta bëjë këtë brenda mundësive dhe hapësirës ligjore që ekziston.
Së dyti, kjo që ndodhi në Göteborg ka patur nevojë për një shtysë fillestare, për një “mesit”, për një nxitës apo promotor. Ata janë Naim Murseli dhe Visar Jaha prej Gjakove, që jetojn në Suedi dhe që e dojnë Gjakovën, e dojnë Kosovën, e dojnë Suedinë, atdheun e tyre të dytë. Me shumë përkushtim, këmbëngulje ata ndihmuan në realizimin e kësaj marrëveshje . Unë i falënderojë nga zemra Naimin dhe Visarin dhe do dëshiroja shumë qe ne të kemi edhe shumë të rinj dhe të reja në rolin e ambasadorëve jozyrtarë të Kosovës në diasporë që angazhohen për ta ndihmuar vendin e tyre, kombin e tyre.
Së treti, ju të gjithë e mbani mend kur gjatë fushatës, ne si AKR kemi thënë se do ta përfshijmë Kosovën në hartën globale të investimeve. Ne besonim dhe besojmë se Kosova i ka të gjithë potencialet për t’u përfshirë në këtë hartë: rininë e talentuar, pozitën strategjike në raport me tregjet globale, diasporën e përgatitur dhe kontributore të madhe, etj. Por investitorët kanë nevojë për garantë në Kosovë. I kërkojnë këta garantë në qeveri, dhe mes aktorëve vendorë të biznesit. Ata nuk do të vijnë nëse nuk i gjejnë këta garantë. Unë në qeverinë e Kosovës isha garant (edhepse i vetmuar) për shumë investime që u nisën për të ardhur, por që u bllokuan, apo s’kanë ndërmend të vijnë për shkak të mungesës së bashkepunimit të faktorëve tjer institucional. Kështu ishte rasti i kompleksit Trepca, apo kontrata e famëshme në Nigjeri (ju kujtohet denoncimi i Akk kundër meje dhe kësaj iniciative që kishte vlerë mbi 500 milion për ndërmarrjet e Kosovës,kontratë kjo që sot implementohet nga firmat rumune) dhe shumë raste të tjera. Pa modesti mund ta them lirisht : unë dija dhe di më mirë se shumë të tjerë ta bëj këtë. Për disa punë duhet dhe mjeshtëri. Duhet njohur perëndimi, ekonomia kapitaliste, duhet njohur tregu dhe parimet e tij, duhet elasticitet në vendimmarrje, duhet eksperiencë e dëshmuar. Nuk duhen fjalë, deklarime propagandistike. Dua të paralajmëroj me dhimbje: nëse nuk afrohen këto garanci për investitorët, atëherë askush s’do të vijë në Kosovë. Punësimi do të tkurret dhe shumë më shumë kosovarë do detyrohen të ikin. Jo vizat që nuk do të liberalizohen, por kushtet për marrjen e tyre do të vështirësohen akoma dhe më shumë.
Parakushti i katërt është ekzistenca e një partneri vendor (Kosovarë) që ka fokus tjetër biznesi në sipërmarrjen e vet është e që ofron për ta luajtur rolin e garanti thjesht dhe vetëm për t’i dhënë më shumë siguri investimeve.Në Kosovë kemi shuuuuuumë pak ndërmarrje (si Mabetexi) që ka eksperiencë e fuqi për të garantuar partneritet bashkohorë në rrafshin ndërkombtarë.Edhe ne rastin e Mitrovicës dhe Gjakovës prezenca e Mabetexit ishte e domosdoshmr
Komuna e Gjakovës dhe ajo e Mitrovicës të drejtuara nga njerëzit e AKR-së janë garantë të investimeve të huaja apo vendore që janë si oksigjeni për ekonominë e Kosovës. Investimet janë ilaçi që do të ndalë hemoragjinë e ikjeve nga vendi, që po shohim në Kosovë si në ditët e errta të pushtimit serb. Por që këto investime të jenë të shumta, të qëndrueshme duhet të plotësohen të gjithë parakushtet që duan investitorët e huaj. Duhet të ofrohen të gjitha garancitë, ku kryesorja është garancia qeveritare. Duhet të ndalet lufta politike ndaj komunave që s’kanë prejardhje politike të njëjtë me atë të qeverisë. Duhet të ndalet praktika e haraçeve. Duhet bashkëpunim.E lus perendin që kjo qeveri mos ti hakmirret Gjakovës dhe Mitrovicës dhe të jetësojë Zonat e lira ekonomike (të cilat i formuam më shumë mund) në keto dy komuna.Mos të privatizoj Trepçen por të trajtojë atë sipas normave të tregut dhe intëresit të Kosovës,ashtu siq NE te Akr.së e filluam e nuk mundem me e përkry për shkak te zgjedhjeve dhe mos funkcionimit të institucioneve.Dhe mbi të gjitha duhet të punojmë me sinqeritet, dituri,profesionalizëm e vullnet e mbi të gjitha duhët ta duam Kosovën

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat