Lushtaku nuk guxon të flasë

Kosova

Lushtaku nuk guxon të flasë

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 13:25

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku edhe pse është në liri nuk do të guxojë të flasë për asnjë media. Ky urdhër është vënë nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës.
Avokati i Lushtakut, Arianit Koci, ka thënë për “Zërin” se ky urdhër vlen për të gjihtë të pandehurit e “Grupit të Drenicës”, dhe se ai është i prerë.
“Të pandehurit janë udhëzuar se vënia e çdo fjalimi apo komenti publik mund të konsiderohet si frikësim potencial i dëshmitarëve dhe do të nxisë shqyrtimin e përvojës për paraburgim”, ka thënë ai.
Koci ndër të tjera ka kërkuar mirëkuptim nga gjitha mediat lidhur me mos deklarimin e Lushtakut.
Ndryshe, të parit të Skenderajt, dje i është ndryshuar masa dhe i është aprovuar kërkesa për lirimin e paraburgimit dhe është marrë aktvendimi për zëvendësimin e paraburgimit dhe dorëzanin si dhe shikimin e masës ndaluese

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat