SBASHK-u ultimatum Qeverisë deri më dhjetë janar

Kosova

SBASHK-u ultimatum Qeverisë deri më dhjetë janar

Më: 20 dhjetor 2014 Në ora: 12:16

Sindikata e Arsimit i ka dhënë ultimatum Qeverisë që deri më dhjetë janar të reflektojnë për ngritjen e pagave për 25% dhe zbatimin e kontratës kolektive, përndryshe do të hyjnë në grevë.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha se do të presin reflektimin e Qeverisë përndryshe e kanë mbështetjen e të gjitha degëve në Kosovë për të hyrë në një grevë të përgjithshme .
Edhe kryetarët e sindikatave të komunave kryesore të Kosovës i kanë dhënë mbështetje të plotë kryesisë së SBASHK-ut, për kërkesat për rritje të 25% të pagave dhe zbatimin e kontratës kolektive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat