Shqipëria zotohet për bashkëpunim me FSK-në

Kosova

Shqipëria zotohet për bashkëpunim me FSK-në

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:27

Shqipëria zotohet që bashkëpunimi me Kosovën posaçërisht në mes të ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë dhe MFSK-së, do të vazhdojë duke gjetur fusha të thellimit të bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Këtë zotim e ka dhënë Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi gjatë një takimi që pati me ministrin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), Haki Demolli.

Demolli duke falënderuar Ambasadorin Minxhozi për vizitën, theksoi se edhe gjatë mandatit të tij MFSK do të ketë bashkëpunim të ngushtë me Republikën e Shqipërisë, përkatësisht midis ministrive përkatëse si dhe në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së) dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kjo ishte vizita e parë e ambasadorit Minxhozi pas emërimit të Demollit si ministër për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat