Kalimin ilegal të kufirit nga migrantët kosovarë e ndihmojnë pjesëtarë të MUP-it

Kosova

Kalimin ilegal të kufirit nga migrantët kosovarë e ndihmojnë pjesëtarë të MUP-it

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 19:23

Përkundër disa angazhimeve të organeve të rendit të Kosovës, për të ndaluar migrimin ilegal të shtetasve kosovar jashtë vendit, janë kolegët e tyre nga Serbia, të cilët po e përkrahin këtë.
Është pika kufitare “Dheu i Bardhë” që lidhë Kosovën me Luginën e Preshevës që po përdorët nga ish-pjesëtar të MUP-it serbë dhe disa trafikantëve tjerë shqiptarë, për t’i depërtuar shtetasit kosovarë jashtë vendit.
Policia e Gjilanit ka konfirmuar se është arrestuar Milivoje Petroviq nga Kufca e Epërme, ish-polic në kohën e Millosheviqit. Ai dyshohet se ka kontrabanduar kosovarë nga Gadimja, Lipjani dhe Prishtina.
Kontrabandimin e ka bërë në mënyrë të organizuar, derisa besohet të ketë marrë nga 450 euro për person, kurse destinacioni i tyre ka qenë Subotica e më pas Franca.
Prokurori i Prokurorisë themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, i ka thënë se në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, janë arrestuar edhe 3 shqiptarë, po ashtu kontrabandues me njerëz. Te njëri nga ta, Bashkim Aliu, që po transportonte dy të rinj rrugëve ilegale, janë gjetur edhe formularë të hyrje-daljeve të Republikës së Serbisë, të lëshuara nga Policia në Konqul.
“Këta formularë janë vulosur me dy vula origjinale me mbishkrimin cirilik ‘Republika Serbia’, të cilët shërbejnë për të hyrë dhe më pas për ta liruar shtetin serb”, ka thënë Kadriu.
Prokurori Kadriu ka bërë të ditur se i dyshuari, Bashkim Aliu, po i transportonte dy të rinj nga Ferizaj për në Preshevë rrugëve ilegale dhe për këtë u kishte kërkuar ferizajasve nga 100 euro.
Të arrestuarit tjerë janë Fadil Salimani nga Dobrosini dhe Agron Salihu nga Tërrnoci, po ashtu të dyshuar për kontrabandim me emigrantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat