Tahiri priti ambasadorin e OSBE-së jean – Claude Schlumberg

Kosova

Tahiri priti ambasadorin e OSBE-së jean – Claude Schlumberg

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 18:34

Ministrja për dialogun Edita Tahiri, ka pritur sot Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Europian në Kosovë, Jean – Claude Schlumberger.

Në këtë takim, Schlumberger uroi për krijimin e Qeverisë së re në Kosovë dhe znj. Tahiri i uroi suksese në pozitën e ministres për dialog dhe vazhdimin e angazhimeve në dialogun e Brukselit.

Në këtë takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së dhe u shpreh gatishmëria që në të ardhmen të ketë një bashkëpunim edhe më të madh për proceset e demokratizimit dhe fushat tjera të rëndësishme ku OSBE mund të jap kontribut.

Sa i takon dialogut të Brukselit, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me ndërmjetësimin e diplomacisë evropiane është kontribut i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ndihmon Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

Nga ana e saj ministrja Tahiri e falënderoi Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jean – Claude Schlumberger, për vizitën dhe rolin që ka OSBE-ja në ndihmë të konsolidimit të institucioneve demokratike të shtetit të ri të Kosovës.

Ambasadori Schlumberger premtoi se misioni i OSBE- së do të vazhdoj që ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e mëtejmë të institucioneve demokratike dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, në promovimin e të drejtave të njeriut, komuniteteve dhe sundim të ligjit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat