Qeveria e stërmadhe, për egot e militantëve partiak

Kosova

Qeveria e stërmadhe, për egot e militantëve partiak

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:21

Megjithatë në LDK dëshirojnë të besojnë se lista e propozuar nga degët do të merret parasysh.

Ndonëse ishte paraparë që brenda këtyre ditëve të përpilohej lista e zëvendësministrave të kabinetit Isa Mustafa, një gjë e tillë nuk ka përfunduar ende. Kjo për faktin se lista me emrat e propozuar për këtë pozitë nga degët e kësaj partie, nuk pritej të merrej krejtësisht parasysh gjatë procesit të emërimit të armatës së zëvendësministrave.

Burime të gazetës Bota sot brenda LDK-së nuk e kanë përjashtuar mundësinë që Mustafa t’i emërojë disa zëvendësministra jashtë listës së propozuar nga degët dhe nëndegët e kësaj partie. Kësisoj pak kohë para procesit zgjedhor brenda LDK-së, pritet të rritet numri i të pakënaqurve në këtë parti. Megjithatë në LDK dëshirojnë të besojnë se lista e propozuar nga degët do të merret parasysh.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat