Presidente, Kryeministër mos e përbuzni sovranitetin e Kosovës, vizitojeni veriun!

Kosova

Presidente, Kryeministër mos e përbuzni sovranitetin e Kosovës, vizitojeni veriun!

Nga: Mimozë Lakna Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 17:12

Doli thotë se kërkim-leja nga Beogradi për ta vizituar veriun do të përbënte mohim të shtetësisë së Kosovës.

Kishte pak ditë që ishte zgjedhur në postin e Presidentit të Kosovës, kur Behgjet Pacolli, shkoi ta vizitonte pjesën veriore të Kosovës ashtu siç kishte premtuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2010.

Që nga ajo kohë, këmbë lideri nuk ka shkelur në pjesën më të rrezikuar nga bandat kriminale serbe. Madje as në ditët e sotme nuk përmendet se dikush nga liderët do të shkoj t`i vizitoj familjet shqiptare në veri.

Në këtë drejtim nuk kreu punë as marrëveshja e 19 prillit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, derisa tani thuhet se liderët e institucioneve të Kosovës nuk mund ta vizitojnë veriun pa lejen formale të Beogradit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat