Kryeministër mos e harro Kosovën Lindore

Kosova

Kryeministër mos e harro Kosovën Lindore

Nga: M.Lakna Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:19

Çështja e Kosovës Lindore nuk u përmend asnjëherë në dialogun Kosovë-Serbi. Qytetarët e kësaj ane vazhdojnë të kenë jetë të vështirë dhe në mënyrë të theksuar u shkelen të drejtat elementare.

Tash kur Kosova ka një qeveri dhe një kryeministër të ri, shqiptarët e Kosovës Lindore presin të dëgjohet zëri i tyre, ashtu siç dëgjohet zëri i serbëve në Kosovë.

Rezoluta për Luginën e Preshevës e miratuar në qershor të vitit 2013 nuk po gjen thuajse fare zbatim nga institucionet e Kosovës.
Pezullimi i taksës kufitare është e vetmja pikë që u realizua deri më tani nga dhjetë pikat e rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Tani mbetet të shihet nëse Qeveria e re me kryeministër Isa Mustafën, do t`i marr parasysh kërkesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore. Natyrisht, këta qytetarë të mbetur nën mëshirën e fatit dhe të dy shteteve shqiptare, Kosovës e Shqipërisë, presin që rezoluta të zbatohet dhe të mos mbetet vetëm në letër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat