Kryeministri Mustafa viziton familjen e fëmijës së sulmuar nga qentë endacakë

Kosova

Kryeministri Mustafa viziton familjen e fëmijës së sulmuar nga qentë endacakë

Nga: H.Orana Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 11:11

Pas kritikave të ashpra të mediave dhe opinionit që familja Rome as nuk u ngushëllua për vdekjen e djaloshit, kryeministri Isa Mustafa do të vizitoj sot familjen e djalit romë nga Fushë Kosova që u sulmua për vdekje nga qentë endacak.

Sot u bë e ditur se Kryeministri Isa Mustafa viziton familjen Jasharaj, për t’iu shprehur ngushëllime, me rastin e humbjes së jetës së fëmiut të tyre nga kafshimet e qenve endacak.

Shërbimi për media e Qeverisë së Kosovës ka bërë të ditur që Mustafa do të qëndrojë sot në Fushë Kosovë nga ora 11:00./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat