Ikja jashtë vendit, edhe nga komuna e Dragashit

Kosova

Ikja jashtë vendit, edhe nga komuna e Dragashit

Më: 19 dhjetor 2014 Në ora: 00:33

Ikje në drejtim të shteteve perëndimore ka edhe nga fshatrat e komunës së Dragashit. Tani thuajse në gjithë rajonin e Dragashit, nuk bëhet asnjë muhabet tjetër, përveç “si me ikë nga Kosova”.
Opoja.Net raporton se dy autobusë, çdo ditë, nisen nga Dragashi për të vazhduar pastaj edhe në qytetet tjera të Kosovës drejt Beogradit, për të vazhduar pastaj drejt vendeve perëndimore.
Edhe ata, sikurse të gjithë qytetarët e pjesëve tjera, thonë se ia mësyjnë shteteve tjera për të gjetur një jetë më të mirë.
Vetëm gjatë këtij viti, afro 14 mijë qytetarë të Kosovës kanë kërkuar azil në shtetet e Bashkimit Evropian.
Franca dhe Gjermania janë dy shtetet që kosovarët më së shumti po kërkojnë azil. Sociologët e sqarojnë se varfëria është njëra ndër arsyet kryesore dhe mosperspektiva e të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat