Llava e ujqve në Bjeshkët e Sharrit (Video)

Kosova

Llava e ujqve në Bjeshkët e Sharrit (Video)

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:34

Kjo ngjarje ka ndodhur para disa javësh në Parkun Kombëtar "Sharri" saktësisht në Opojë. Sipas vendasve kohëve të fundit është shtuar shumë numri i ujqve të cilët kohë pas kohe janë duke shkaktuar edhe dëme në fshat duke sulmuar bagëtinë në fshatrat përreth.
Kjo është befasuese pasiqë jo shumë kohë më parë shumë organizata jo-qeveritare kishin paralajmëruar se edhe kjo kafshë ishte në rrezik të zhdukjes e kjo si shkak i gjuetisë të pa-kontrolluar.
Personat të cilët patën fatin ti shohin prej aq afër këtë grup të ujqërve ishin shumë të lumtur pasi panë se kafshë të egra ende gjinden në natyrën e vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat