Shpend Ahmeti: Sabotimin më të madh e kemi brenda komunës

Kosova

Shpend Ahmeti: Sabotimin më të madh e kemi brenda komunës

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 22:27

Si pasojë nepotizmit dhe punësimeve partiake, opozitën më të ashpër e kemi gjetur brenda vet administratës komunale ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë debatit që po mbahet në Klan Kosova.
“Opozitën më të madhe e kemi pasur brenda komunës”, ka thënë Ahmeti dhe ka shtuar, “shumica janë familjarë në komunë, dmth ka shumë nepotizëm brenda komunës, por ka edhe të atillë që punojnë që 20 vjet në Komunë. Ne iu kemi thënë në fillim që neve sna intereson nëse jeni pjesë e ndonjë subjekti politik derisa nuk bëni sabotime”.
Kryetari i Prishtinës e ka ndërlidhur edhe njëherë akuzën se disa media po e sulmojnë në momentin kur ai po bën përpjekje që të zbulojë veprime të kompanisë që importon naftë, HIB Petrol.
“Është interesant qysh në shkurt dhe dhjetor të këtij viti kur kam filluar t’i publikojë dëshmitë për HIB-in atëherë fillojë sulmet ndaj meje”, ka thënë Ahmeti duke u përgjigjur në pyetjen se cili është qëndrimi i tij ndaj festës së Krishtlindjeve për të cilën është akuzuar se po e injoron.
Kryetari e ka pranuar se mund të jetë vonuar në dekorimin e Prishtinës, por ka thënë se dekorimi gjithsesi do të ndodhë me kohë për të dy festat e fundvitit si dhe do të ketë edhe pritje tradicionale në tri sheshet kryesore të Prishtinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat