Rreziku nga qentë endacakë, qytetarët kërkojnë mbrojtje nga Komuna e Prishtinës

Kosova

Rreziku nga qentë endacakë, qytetarët kërkojnë mbrojtje nga Komuna e Prishtinës

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:45

Rreziku nga qentë endacakë nuk u kanoset vetëm qytetarëve të Fushë Kosovës ku ditën e djeshme humbi jetën shtatë vjeçari Driton Jashari. Situatë e ngjashme është në të gjitha komunat e Kosovës.
Përjashtim nuk bën as kryeqendra. Në Prishtinë llogaritet se janë 3000 qenë.

Banorët e Hajvalisë po kërkojnë ndihmën e Komunës së Prishtinës për mbrojtjen e tyre nga qentë endacakë.

Llogaritet se në Komunën e Prishtinës janë mbi 3000 qenë endacakë. Zëdhënësja Miranda Mullafazliu-Bejta ka thënë për RTK'në se është kontraktuar operatori ekonomik i cili merret me trajtimin e qenve në mënyrë humane, pasi format e tjera nuk lejohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat