Thaçi takohet me shefin e NATO-s, FAK themelohet së shpejti

Kosova

Thaçi takohet me shefin e NATO-s, FAK themelohet së shpejti

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 21:36

Kosova së shpejti do të përmbyll procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, është lajmi që e ka dhënë ministri i jashtëm kosovar, Hashim Thaçi pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Përndryshe, Kosova së shpejti do ta përmbyll procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe një nga synimet prioritare diplomatike do të jetë edhe nënshkrimi i Partneritetit për Paqe”, ka thënë Thaçi në faqen e tij në ‘Facebook’ krahas fotografisë me shefin e NATO-s.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

“Në margjina të takimeve të sotshme me komisionorët europianë, pata edhe një bashkëbisedim të shkurtër me Jens Stoltenberg, Sekretarin e Përgjithshëm të ri të NATO.

Me Jensin jemi parë dy herë në vitet e fundit bilateralisht në Oslo, ndërsa tani në funksionet e reja do të vazhdojmë t'i mbajmë kontaktet zyrtare.

Përndryshe, Kosova së shpejti do ta përmbyll procesin e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës dhe një nga synimet prioritare diplomatike do të jetë edhe nënshkrimi i Partneritetit për Paqe. HTH”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat