Ish-agjenti serb i AKI'së: U bëra viktimë sepse kërkova drejtësi për vrasjen e Enver Zymberit

Kosova

Ish-agjenti serb i AKI'së: U bëra viktimë sepse kërkova drejtësi për vrasjen e Enver Zymberit

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 20:43

Bojan Bozhovic, ish - agjent serb i AKI'së, thotë se ai u quajt tradhtarë nga serbët për shkak të deklaratës së tij se vrasësi i Enver Zymberit duhej të vihej para drejtësisë.
"Unë u bëra viktimë shkaku i një viktime shqiptare, vetëm ngase desha që vrasjen e Enver Zymberit ta çoja deri në fund", ka thënë Bozhovic në emisionin "Rubikon" të KTV'së.

Ai ka thënë se pas kësaj deklarate është quajtur tradhtarë nga Serbia.

"Edhe po të mos isha pjesë e AKI'së, këtë do ta bëja si gazetar. Sepse në vitin 2011 kisha thënë në një intervistë që nëse nuk përgjigjet para drejtësisë, le të përgjigjet para zotit ai që vrau një polic dhe la katër fëmijë jetim", ka thënë veç tjerash Bozhovic.

Ai mendon se 17 marsi u shkaktua në Kosovë nga "ekstremistët kosovarë".

"Nëse kam thënë për BBC se Milloshevici është kriminel dhe makineria e tij kreu krimie në Kosovë, kush më merr të drejtën të them se marsin në Kosovë e kanë shkaktuar ekstremistët në Kosovë", thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat