Ahmeti publikon pjesën e tretë të fakteve për naftën

Kosova

Ahmeti publikon pjesën e tretë të fakteve për naftën

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:13

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka publikuar edhe serinë e tretë të fakteve për naftën.

Përmes rrjetit social Facebook, Ahmeti, ka publikuar në tetë pika faktet për dyshimet se nafta e përdorur në shkollat e Prishtinës, është jashtë standardeve të kërkuara.

Ai, po ashtu ka paralajmëruar se nesër do vazhdoj me publikimin e fakteve të tjera.

Lexojeni të plotë publikimin e Shpend Ahmetit në facebook

1. Edhe sot i ruajmë të gjitha mostrat e naftës që janë marr në shkollat e Prishtinës në atë kohë.

2. Për të u siguruar se jemi duke fol për analiza të mirëfillta, në shkurt ne si komunë vendosëm që analizat ti dërgojmë jashtë vendit në ndonjë laborator të njohur. E para që ishte se kontaktuam me një kompani të njohur botërore filialen e tyre në Shqipëri, përfaqësuesi i së cilës me entuziazëm na tha se kjo ishte punë e lehtë. Dy ditë pasi që nuk u lajmërua më, na thirri dhe na tha që ajo kompani nuk mund ta bëje.

3. E gjetëm një laborator të njohur në Itali i cili pranoi dhe na tha që mostren ta dërgojmë me një kompani të njohur të postës ndërkombëtare. E dërguam dhe kompania e pranoi mostren. Pas dy ditëve, kompania na thirri dhe na tha që nuk mund ta bëj sepse është lëndë djegëse. Edhe pse laboratori në Itali na rekomandoi pikërisht këtë operator sepse na tha që me ta i bëjnë këto dërgesa.

4. U detyruam që të dërgojmë një person të tretë me mostra që personalisht ti dërgoj ato në laborator në Itali. Analizat e dërguara janë në këtë postim. Këto janë dorëzuar në prokurori.

5. Për fund, janë analizuar mostrat në afër 40 shkolla e çerdhe në Prishtinë. Në të gjitha, me përjashtim të tri institucioneve (që janë furnizuar pas zbulimit të skandalit) sulfuri ka dal tepër shumë më i lartë sesa niveli i lejuar.

6. Dhjetëra rezultate tona nuk po i publikoj, por vetëm ato të cilat janë porositur nga prokuroria.

7. Është indikative po ashtu fakti që gjatë kësaj faze pra 10 muaj, NUK JAM FTUAR AS EDHE NJË HERË NGA PROKURORIA në lidhje me rastin.

8. Po e bashkangjes edhe një kopje të kallëzimit penal të dorëzuar në prokurori në Maj.

E tash, sulfuri, përveç që është i dëmshëm, e rrit vëllimin e lëngut, djeget më shpejtë dhe nafta me këtë sasi sulfuri nuk guxon të shitet në Kosovë. Mund të hyni në ëebsajt të Ëorld Health Organization (ËHO) për të lexuar për efektet e sulfurit.

Këtu dikush ka përfituar miliona. Prokuroria i ka të gjitha dëshmitë prej shkurtit. Koha është që të flet prokuroria sepse përndryshe do të jemi të helmuar, të keqpërdorur dhe të vjedhur përgjithmonë. Ky rast mund të jetë një, por atë naftë e konsumojmë të gjithë. Në qoftë se ky sektor është i lidhur me politikanë që pastaj ndalojnë hetime, mirë është ti dijmë se kush janë ata dhe kundër tyre të nisen hetime.

Krimi duhet të çrrënjoset.

Nesër vazhdojmë me lejen e ndërtesës ku do të duhej të ishte rrugë. Lënda është dërguar në prokurori që një kohe por nuk ka përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat