Pse politikanëve të inkriminuar nuk po i konfiskohet pasuria?

Kosova

Pse politikanëve të inkriminuar nuk po i konfiskohet pasuria?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 17:07

Ligji për pasurinë e fituar në mënyrë kundërligjore, apo kriminale tashmë është aprovuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Edhe pse ka një vit nga miratimi i këtij ligji, ky është zbatuar shumë pak deri më tani. Madje nuk u zbatua as për qytetarët e Kosovës, as për milionerët e rinj të Kosovës, po ky rast ndodhi pikërisht me dënimin e një shtetase gjermane, e cila u dënua për veprat, krim i organizuar dhe shpëlarje parash. Por, ligji për konfiskimin e pasurisë nuk po zbatohet thuaja fare në rastin e figurave publike, ministrave e ish ministrave, deputetëve e ish deputetëve etj.

Për këtë çështje se a duhet t’iu konfiskohet pasuria njerëzve që janë marrë apo janë të inkriminuar në krime, avokati Besnik Berisha, thotë se përveç sanksioneve penale siç është dënimi me burg dhe dënimi me gjobë, ligji parasheh edhe dënime plotësuese, ku në mesin e tyre bën pjesë edhe konfiskimi i dobisë pasurore të fituar përmes veprës penale. “Në rast se vërtetohet fajësia dhe ka propozim të prokurorisë për konfiskim të dobisë pasurore të fituar në mënyrë të kundërligjshme, Gjykata ka për detyrim që ta shqiptoj edhe dënimin plotësues, konfiskim i pasurisë së caktuar, për të cilën vërtetohet se është fituar në shkelje të ligjit”, thotë avokati Besnik Berisha.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premtën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat