Thaçi: Obama shembi murin e fundit të Luftës së Ftohtë

Kosova

Thaçi: Obama shembi murin e fundit të Luftës së Ftohtë

Nga: Hava Orana Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 16:00

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka falendëruar presidentin amerikan Barack Obama me rastin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kubën.

Sipas Thaçit, Obama ka shembur një ndër muret e fundit të mbetur që nga Lufta e Ftohtë.

Postimi i tij i plotë:

Përshëndes vendimin e Presidentit Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Kubën duke shembur kështu një ndër muret e fundit të mbetur të Luftës së Ftohtë. SHBA në këtë mënyrë nisin një kapitull të ri të marrëdhënieve me Kubën. Rasti i ngjashëm i normalizimit të marrëdhënieve me Vietnamin është një dëshmi se diplomacia dhe dialogu kanë efekt shumë pozitiv qoftë në krijimin e një klime më paqësore në kuadër të marrëdhënieve ndërkombëtare e qoftë në zhvillimin e brendshëm drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Fuqimisht besoj se ndryshimet pozitive do të arrihen nëpërmjet angazhimit dhe ndërveprimit e jo nëpërmjet izolimit.

Dialogu që kam zhvilluar me homologun serb ofron dëshmi se rruga e dialogut dhe e ngritjes graduale të marrëdhënieve diplomatike është rruga më e mirë për të zgjidhur problemet ndër-shtetërore të së kaluarës dhe për të ndërtuar një të ardhme të fqinjësisë së mirë. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat