Hyseni takoi Minxhozin

Kosova

Hyseni takoi Minxhozin

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:51

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë, në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Hyseni dhe Minxhozi kanë diskutuar për marrëdhëniet në mes të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë dhe në bashkëpunimin e tyre në fushën e sigurisë.

“Të dyja vendet tona historikisht dihet se kanë pasur marrëdhënie të mira vëllazërore dhe këto marrëdhënie do të vazhdojnë të jenë edhe më tej, duke u forcuar çdo herë e më shumë”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi, e ka uruar Hyseni për emërimin e tij, si ministër i Punëve të Brendshme. Dhe ka thënë se shteti i Shqipërisë do të vazhdojë të përkrahë Kosovën, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e sigurisë në të gjitha format./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat