Opozita e quajnë presidenten të njëanshme

Kosova

Opozita e quajnë presidenten të njëanshme

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:35

Partitë opozitare kanë vlerësuar se presidentja, Atifete Jahjaga ka treguar anshmëri gjatë periudhës pas zgjedhjeve duke mos e njohur shumicën parlamentare të krijuar nga ish Blloku LVAN.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se gjatë këtyre gjashtë muajve ka treguar se është idhtare e madhe e koalicionit PDK-LDK duke mos e njohur shumicën parlamentare që ishte krijuar nga katër partitë LVAN.

Për këtë, ata nuk kanë qëndruar në sallë gjatë fjalimit të saj.

Edhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi tha se presidentja Jahjaga nuk e ka luajtur rolin unifikues gjatë këtij viti, pasi sipas tij, ka treguar njëanshmërinë e saj, pas zgjedhjeve të 8 qershorit duke mos e njohur shumicën parlamentare të Bllokut LVAN.

Edhe shefja e grupit parlamentare të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi tha se presidentja ka treguar njëanshmërinë e saj të qartë në gjashtë muajt e fundit të këtij viti, kur nuk njihte shumicën parlamentare të krijuar nga katër partitë LVAN.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat