Xhabir Ahmeti e quan makabre vrasjen e fëmijëve në Paksitan

Kosova

Xhabir Ahmeti e quan makabre vrasjen e fëmijëve në Paksitan

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 11:11

Njohësi i thellë dhe kompetenti për çështje fetare islamike Xhabir Ahmeti, në profilin e vet në Facebook ka shkruar për sulmin e pamëshirshëm të terroristëve në një shkollë të Pakistanit para dy ditësh me ç’rast u vranë mbi 130 fëmijë, nxënës.

Ahmeti ka shkruar në facebook:

“Vrasja e fëmijëve në emër të një kauze të shenjtë fetare, siç ndodhi këto ditë në një shkollë të Pakistanit , është veprimi më çnjerëzor dhe më anti Zot, që diku mund të ndodhë, ose që dikush mund të ndërmarrë.

Egërsia dhe mllefi i derdhur në shenjë hakmarrjeje ndaj aparatit shtetëror, përmes vrasjes së fëmijëve të moshës së njomë , të cilët zakonisht në këtë fazë janë të zhveshur nga mëkatet dhe përgjegjësit, është akti më monstruoz dhe më i pa pranueshëm për një qenie të quajtur njeri-insan”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat