Si të hetohet SHIK-u, kur udhëheqësi i SHIK-ut e udhëheq Kuvendin?

Kosova

Si të hetohet SHIK-u, kur udhëheqësi i SHIK-ut e udhëheq Kuvendin?

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:58

Të gjitha shërbimet që nuk kanë punuar për interesa të vendit janë të njëjta si në krime ashtu edhe në përfitime materiale, që përgjegjësia bie mbi disa krerë të këtyre shërbimeve sekrete.

Ish eprori i lartë i UÇK-së, G2, TMK-së, Policisë së Kosovës dhe pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë për gazetën “Bota sot” se, hetimi i SHIK-ut, tani për tani nuk mund të ndodhë, por sipas tij është e kotë pasi Kryetari i Kuvendit të Kosovës është ish shefi i SHIK-ut, siç e quan ai Shërbimi sekret i klanit të Hashim Thaçit.

“Shërbimi i Inteligjencës së Kosovës por edhe i LDK-së duhet me u hetua në tjera kushte politike, pasi tash edhe nëse hetohen do të dalin si shërbime bamirësie tipit “Nëna Terezë”, por zakonisht çdo e keqe i atribuohet SHIK-ut. Sipas meje, të gjitha shërbimet që nuk kanë punuar për interesa të vendit janë të njëjta si në krime ashtu edhe në përfitime materiale, që përgjegjësia bie mbi disa krerë të këtyre shërbimeve sekrete. Kjo për faktin se shumë njerëz që kanë punuar në ato shërbime klanorë kanë menduar së po i shërbejnë vendit a faktikisht i kanë shërbyer disa liderëve apo individëve që nga ato shërbime kanë krijuar monopol politik dhe pasuri të mëdha”, thotë Miftari.

Ai thotë se në një vend siç është Kosova e varfër, me para kryen çfarëdo pune që ka njeriu dëshirë.

“Pra, përveç tyre, shumë herë janë mbledhur edhe dosjet për linqime politike edhe brenda për brenda atyre klaneve politike, e shpeshherë edhe për shantazhe të ndryshme politike janë shfrytëzuar dobësitë e X individit apo politikanit, ku besoj se një shantazh i tillë ka ndodhur edhe me koalicionin LDK-PDK, ku pikërisht ato dosje kanë luajtur rol vendimmarrës (takim sekret në një vill në Brezovicë) disa ditë ë pa u bë koalicioni”, thotë ai.

Miftari pohon se, çdo hetim i tanishëm i këtyre shërbimeve do të ishte sikur ta akuzosh ujkun që i ka hëngër delet, e në këtë rast Porotë gjyqësorë të jenë ujqit vetë.

“Këta njerëz apo politikan dhe këto shërbime sekrete klanore e kanë sjell Kosovën këtu ku jemi sot, ku për secilën natë nga Kosova ikin mijëra qytetarë, të cilët kërkojnë azil në perëndim pasi e kanë humbur shpresën se e nesërmja do të sjellë një ditë më të mirë për jetesë. Ndoshta sot jo, por as nesër, por një ditë këta matrapaz dhe patriotë të rrejshëm pro-serb dhe pro- materialistë do japin llogari para drejtësisë, nëse jo të sistemit do japin llogari para Zotit”, thotë Naim Miftari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat