Dallimet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së do të vazhdojnë të thellohen

Kosova

Dallimet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së do të vazhdojnë të thellohen

Nga: M.Lakna Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:46

Subjektet politike asnjëherë nuk e kanë vlerësuar meritokracinë për t`i emëruar personat e caktuar nëpër poste të rëndësishme ekzekutive dhe legjislative. Kështu vlerëson dr. Riza Smaka, njohës i çështjeve kushtetuese.

“Strukturat e partive politike sidomos në vendin tonë pothuajse asnjëherë nuk e vlerësuan meritokratine por nepotizmin primitiv dhe së andejmi edhe jo pak organe e institucione publike të përbëra nga persona me insuficience profesionale e ekspertiza të kërkuara”, vlerëson Smaka.

Ai thotë se në seancën e kaluar u manifestuan edhe ndryshimet ndërmjet LDK-së dhe PDK-së të cilat do të vazhdojë të rriten.

“Në anën tjetër në këtë seance u manifestuan divergjencat latente ndërmjet PDK-istëve dhe LDK-istëve të cilat me bazë pritet që evolutivisht të vlojnë e të valëviten edhe më intensivisht”, potencon ai.
Ndryshe sot në orën 13 do të mbahet seanca planare e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohen komisionet parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat