Kush duhet ta hetoj SHIK-un!?

Kosova

Kush duhet ta hetoj SHIK-un!?

Nga: M.Lakna Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 10:24

Krijimi i Komisionit për hetimin e SHIK-ut do të jetë një nga sfidat e subjekteve politike opozitare në Kuvendin e Kosovës. Kjo pasi në koalicionin qeverisës marrin pjesë dy partitë më të mëdha LDK-PDK.

Ndonëse ende nuk është finalizuar formimi i komisioneve parlamentare, javën e kaluar është bërë e ditur se Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së do ta drejtoj Nisma Për Kosovën.

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava thotë se çështja se a do të formohet komisioni për hetimet ndaj SHIK-ut, varet prej numrave dhe disponimit të deputeteve në Parlamentin e Kosovës.

“Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së e udhëheqë partia të cilës do i takoj në ndarjen e Komisioneve të ndryshme që janë në Parlamentin e Kosovës në këtë rast edhe Nisma. Çështja se a do të formohet komisioni për hetimet ndaj SHIK-ut, varet prej numrave dhe disponimit të deputeteve në Parlamentin e Kosovës, tani për një formim të një komisioni të tillë duhet numrat në parlament e kur dihet se në këtë qeverisje me koalicion marrin pjese dy partitë më të mëdha të Kosovës LDK-PDK”, vlerëson ai.

Tërnava thotë se për Kosovën është shumë me rëndësi që të sqarohen të kaluarat e të gjitha formacioneve që kanë vepruar në kohën e luftës.

“E mira për Kosovën është të sqarohen të kaluarat e të gjitha subjekteve e sidomos formacioneve të ndryshme që “kanë veprua në kohërat e luftës dhe të pas luftës e qe janë te përfolura për pjesën e erret te tyre ne te kaluarën”, vlerëson ai.

Tërnava thotë, se vetëm në këtë mënyrë do të zbardheshin dyshimet për veprimet e subjekteve dhe shërbimeve të ndryshme që janë të përfolura me veprimet jo të mira që kanë bërë në Kosovë.

“Në këtë hulumtim duhen të kyçen edhe institucionet tjera ndjekëse që janë të autorizuara sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës si prokuroritë, gjykatat, policia etj”,përfundon ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat