Presidentja Jahjaga në Kuvend flet për Gjykatën Speciale, luftën kundër terrorizimit...

Lajme

Presidentja Jahjaga në Kuvend flet për Gjykatën Speciale, luftën kundër terrorizimit...

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 07:21

Ka filluar seanca e Kuvendit, me ç’rast Presidentja po i drejtohet Kuvendit, në fjalimin vjetor të saj.

“Prioritet i qytetarëve të Kosovës është zhvillimi ekonomik. Nëse duam një shoqëri të lirë e ky sigurisht vazhdon të mbetet synimi ynë kryesore.

Politika duhet të jetë lehtësuese e punësimit”, tha Jahjaga.

“Në ditët në vijim përmbushja e kritereve dhe nënshkrimi i marrëveshjes stabilizim asociimit duhet të jetë prioritet i secilit prej nesh.

Unë jam e bindur se përmbushja e këtyre kritereve do të lehtësoj mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Kosova kurrë nuk do të bahet vatër e terrorizmit, të cilat po tentojnë ti lëshojnë rrënjet në shtetin e Kosovës”, thekson ajo.

Jagjaga ka thënë se Kosova është duke p[punuar në luftimin e terrorizmit fetarë. Ajo ka thënë se për ta luftuar këtë duhet një bashkëpunim mes të gjithë komuniteteve.

Sot kemi një prokurim publik jo transparent. Ndjekja e numrit të gjykatësve e prokurorëve nuk e ngriti transparencën.

Presidentja e vendit ka kritikuar edhe prokurimin publikë dhe gjykatat e vendit. Siç ka thënë ajo lëndët në këto institucione janë grumbulluar dhe nuk po merret askush me to.

Ajo tha se zhvillimet politike të gjashtë mujorit të fundit kanë treguar se mbetemi ende larg pjekurisë politike.

Jahjaga tha se ngërçi politik disa mujorë i ka dhënë goditje të fort institucioneve.

Ajo tha se, Kuvendi i Kosovës ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale e cila do të adresoj akuzat e ngritura nga raporti i Dick Martt. Krijimi i Gjykatës Speciale me kredibilitet i shqyrton këto akuza.

Vendosmëria jonë për qëllimin përfundimtar është e palëkundur, tha Presidentja.

Është koha e fundit për vizionin tonë për Kosovën. Kosova është e qytetarëve të saj pavarësisht sakrificave që kanë bërë. Nga qytetarët kërkojë me shumë durim dhe angazhim. Në themelin e shteti tonë kemi histori shumë domethënëse.

“Nuk do t’i lemë ata në harresë. Duhet të punojmë që këta të zhdukur të kthehen dhe plagët e familjarëve të mbyllën. Mjaft i kemi lënë të presim, tani e 15 vjet. Kthimi i tyre nuk bën të jetë pjesë e negociatave”, ka thënë Jahjaga.

Presidentja mbanë sot fjalimin vjetor në Kuvend

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, do t'u adresohet sot prej orës 10:00 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me fjalimin e saj vjetor, ndërkaq në orën 13:00, Kuvendi do të mblidhet serish në seancë plenare, në të cilën do të procedohet me formimin e komisioneve parlamentare.
Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të mbajtur një ditë më parë.

Kryesia u pajtua që sipas vendimit të mbledhjes së kaluar të saj, në seancë të shkohet me dy propozime: fillimisht me 14 komisione, ndërsa në rast se ky propozim nuk merr votat e mjaftueshme, të procedohet me propozimin e dytë, me 13 komisione.

Nga sot deputetët e rinj do të zëvendësojnë ish-deputetët që kanë marrë pozita në kabinetin qeveritar. Këta deputetë janë certifikuar të mërkurën, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat