PDK: Lutfi Haziri po luan me 35 anëtarët e KK të Gjilanit

Kosova

PDK: Lutfi Haziri po luan me 35 anëtarët e KK të Gjilanit

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 23:02

Grupi i Këshilltarëve Komunal të PDK-së në Gjilan e vlerëson se qeverisja e Lutfi Hazirit gjatë tërë vitit 2014 e ka keqpërdorur institucionin më të lartë të komunës së Gjilanit.

Pra sipas PDK-së Kuvendin Komunal të cilin, sipas tyre e ka bërë instrument për realizimin e interesave personale dhe të klanit të tij qeverisës.

PDK, thotë se Haziri po luan sipas dëshirës së tij me 35 anëtarët e Kuvendit Komunal. Kjo e gjitha po vjen, pas thirrjes së seancës urgjente e Kuvendit Komunalë, që ka thirrë kryetari i kësaj komune me 19 dhjetor.

Arsyetimet e thirrjes së seancës, janë me udhëtimin e kryetarit Lutfi Hazirir, që do ta ketë jashtë vendit, por kolegët e tij nga PDK, nuk po pajtohen.

Në një njoftim për media, dërguar nga dega e PDK-së në Ferizaj, Riad Rashiti, anëtarë i Kuvendit Komunal nga radhët e PDK-së, citohet të ketë thënë se janë të detyruar t’i përshtaten agjendës së kryetarit Haziri.

“Do të thotë që ne si anëtarë të Kuvendit Komunal, duhet ti përshtatemi agjendës lazdruese të kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i cili për 12 seanca të këtij viti, asnjëherë nuk ka qenë prej fillimit deri në fund sa ka zgjatur puna e Kuvendit Komunal edhe pse është i detyruar të merr pjesë për tema të rëndësishme. Këtij kryetari të papërgjegjshëm komuna e Gjilanit i ka ardhur te hunda, sepse është bërë pengesë për realizimin e ambicieve të tija politike, e kemi deklaruar disa herë se Lutfi Haziri, mendjen, punën dhe gjumin po e bënë në Prishtinë dhe aspak nuk po i intereson qytetari i Gjilanit”, thuhet të ketë thënë Rashiti i PDK-së.

Rashiti, thotë se kjo formë e thirrjes së seancës së Kuvendit Komunal nuk i plotëson as kushtet e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, e cila sipas ligjit parasheh që për seancë të jashtëzakonshme, duhet së paku tri ditë më herët të dërgohen ftesat anëtarëve të KK.

Për kryetarin e komunës, Rashiti, ka thënë se nuk ekzistojnë ligjet e Republikës së Kosovës, ligji për Vetëqeverisje Lokale, Statuti i komunës dhe rregullorja e punës së Kuvendit Komunal, gjë që sipas tij, dëshmon se qeverisja e tij ka bërë anarki edhe institucionin më të lartë në komunë, Kuvendin Komunal.

Asamblisti i PDK-së, thotë se përpos kësaj, atyre nuk u janë dërguar akoma as materiali për pikën e rendit të punës që ka të bëjë me raportin e punës së kryetarit të komunës.

“Kjo tregon më së miri gjendjen e mjerueshme të vet kryetarit të komunës Lutfi Haziri, sepse sigurisht se nuk ka as çfarë të sjellë para anëtarëve të Kuvendit për punën njëvjeçare të qeverisjes së tij totalisht të dështuar”, citohet të ketë thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat