E papranueshme mbyllja e deponisë në Mirash

Kosova

E papranueshme mbyllja e deponisë në Mirash

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 21:38

Iniciaitiva "Ta Pastrojmë Kosovën" shpreh shqetësimin për problemet e krijuara ditëve të fundit në mes kompanisë menaxhuese të mbeturinave dhe ndërmarrjes së mbeturinave "Pastrimi".

Në një njoftim për media, ata thonë se është e papranueshme që deponia të mbyllet, kontekstet e mundshme në mes këtyre dy akterëve mirëpo edhe në rast që qytetarët nuk i kryejn obligimet ndaj ndërmarrjes në fjalë është gjykata e cial duhet ti zgjidhë.

Është shumë shqetësues fakti që është vëerejtur gjatë dy ditëve të fundit, dërgimi i mbeturinave nëpër lokacione tjera nga ana e ndërmarrjes "Pastrimi" si dhe mos pastrimi i kontejnerëve.

Kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që urgjentisht të reagojnë dhe të bëhet hapja e deponive në mënyrë që mos të krijiohen deponi të reja ilegale.

Kosova ka mjaft probleme me deponitë ilegale, deri më tani janë evidentuar mbi 350 të tilla dhe tani me situatën e re të krijuar numri i këtyre deponive do të rritet.

Nëse vazhdohet që ky problem të mos zgjidhet iniciativa "Ta Pastrojmë Kosovën" do të organizoj protestë në mbrojtje të natyrës .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat