Enver Hasani: Më shantazhuan me një vajzë! Për 6 muaj isha i kërcënuar

Kosova

Enver Hasani: Më shantazhuan me një vajzë! Për 6 muaj isha i kërcënuar

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 21:04

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se është shantazhuar në vazhdimësi për gjashtë muaj.
Edhe me rastin e fundit të një vajze në fakultet, ai ka thënë se është shantazh i pastër.
“Goditja me një vajzë është bërë pasi është bërë koalicioni. Për 6 muaj unë jam kërcënuar vazhdimisht. Nuk merrem me këtë çështje sepse nuk luaj rolin e gazetarit e të policit. Unë i besoj sistemit të drejtësisë. Po pa asnjë diskutim. I pastër. Është mirë organet e drejtësisë të merren me atë punë”, ka thënë Hasani.

* * * * *

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka rrëfyer në emisionin "Betimi për Drejtësi" gjithë kronologjinë e ngjarjeve të gjendjes politike dhe vendimeve që mori Kushtetuesja në dy raste pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
"Nga këndvështrimi i qytetarit të rëndomtë, ai është diskursi i krijimit të një koalicioni zgjedhor por nga këndvështrimi i kushtetueses është theksi i Kushtetuës që çon peshë. Në këta fazë, Gjykata ka marrë dy aktgjykime me të cilat janë interpretuar dispozitat për konstituimin e institucioneve, inaugurimin apo quajeni si të doni", ka thënë Hasani.

Ai ka përmendur "debatin e ashpër" që është zhvilluar përgjatë një periudhe më se pesë mujore, karshi komunitetit juridik të vendit.

"Është krijuar një debat i ashpër, një diskurs me terma joracional sidomos për komunitetin juridik", ka thënë ai.

Komentet që vinë nga politikaët ose analistët që nuk kanë profesion të afërt, duhet

"Ne i kemi dhënë diskrepcion në kuptim pozitiv, ne kemi interpretuar mandatin e shefit të shtetit duke kornizuar një sërë kriteresh që shefi i shtetit duhet t'i ketë në rastin e caktimit të mandatarit. Në asnjë rast nuk jemi marrë me numra, jemi marrë me numra që duhen për konstituim të Parlamentit. Kjo ka qenë esenca e problemit tërë kohën", ka thënë Hasani duke folur tutje për çështjen e interpretimit të dy rasteve për situtatën politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat